Roma ka kompletuar transferimin e Mattia Destros “në formë huazimi” për 11.5 milionë euro, ndërsa edhe 4.5 milionë duhet të paguajë në verën e ardhshme nëse dëshiron që transferimi të bëhet i përhershëm.
Si pjesë e një marrëveshje mjaft të komplikuar, Genoa ka kërkuar 50 për qind të kartonit të Giammario Piscitella dhe Valerio Verre, të cilët janë vlerësuar rreth tre milionë euro.
Sulmuesi italian e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Siena, e cila e bleu gjysmën e kartonit të lojtarit, ndërsa tani të dy klubet kanë vendosur që t’ia shesin 21-vjeçarin Romës.